Donald Trump takohet me Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë

20 Janar 2025 | 16:09

Presidenti Joe Biden dhe gruaja e tij Jill sapo kanë mirëpritur Donald Trump dhe Melania në Shtëpinë e Bardhë. Sipas BBC, ata do të ulen për çaj, përpara se të nisen për në Kapitol.

Është hera e parë që presidenti në largim dhe presidenti i zgjedhur Trump takohen sot.

Pak më herët sipas BBC anëtarët e familjes së Trump hynë në ndërtesën e Kapitolit, ku presidenti i zgjedhur pritet të shkojë pak çaste më vonë.

Presidenti në largim Joe Biden i tha “mirë se erdhët në shtëpi” Donald Trump-it teksa mbërriti në Shtëpinë e Bardhë pak çaste më parë.

As Biden dhe as Trump nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve përpara se të hynte në Shtëpinë e Bardhë.

Pak para ardhjes së Trump, Biden u pyet se si ndihej sot, ditën e tij të fundit në Shtëpinë e Bardhë.

“Mirë,” u përgjigj ai.

Sipas BBC, takimi i çajit do të zhvillohet me dyer të mbyllura, pa lejuar shtypin brenda. Tradita e çajit filloi në 1837, me Presidentët Martin Van Buren dhe Andrew Jackson.

Në vitin 2021, megjithatë, Trump nuk e priti Biden për çaj, duke thyer këtë traditë mes pretendimeve të vazhdueshme se ai kishte fituar zgjedhjet e 2020.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Parlamenti italian miraton reformën zgjedhore të kontestuar të Melonit

Dhoma e Ulët e parlamentit italian miratoi të enjten një plan qeveritar shumë të kontestuar për të ndryshuar ligjin zgjedhor, një lëvizje që kundërshtarët e...
14:45 | 16/07/2026

Trump shkarkon prokurorin federal të Seattle vetëm një orë pas emërimit nga gjykata

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shkarkoi të mërkurën prokurorin e sapoemëruar federal për distriktin perëndimor të Uashingtonit, Roger Rogoff, më pak se një orë pasi...
14:12 | 16/07/2026

Kremlini vlerëson Turqinë për ndërmjetësimin mes Ukrainës dhe Rusisë: Mirënjohës për përpjekjet për paqe

Kremlini tha të enjten se Rusia i është mirënjohëse Turqisë për gatishmërinë e saj për të lehtësuar një zgjidhje për Ukrainën. “Jemi shumë të vetëdijshëm...
13:32 | 16/07/2026