Çfarë presin shqiptarët nga viti 2022?
Më shumë se gjysma e shqiptarëve (53,3%) dëshirojnë më shumë të ardhura në vitin 2022. Punësimi apo nisja e një pune më të mirë është dëshira e dytë më e madhe për shqiptarët (21,3%). E treta, është largimi nga Shqipëria (11,9%).
Rezultatet janë të anketës së Barometrit në Euronews Albania, mbi pritshmërinë e qytetarëve për vitin e ri dhe të ardhmen apo mënyrën si e vlerësojnë vitin që lamë pas.
Mes atyre që duan që viti 2022 t’i sjellë më shumë të ardhrua, pjesa dërrmuese (84,8%) janë mbi 65 vjeç. Moshat e reja, nga 18 në 34 vjeç kanë shumë më pak dëshirë për më shumë të ardhura gjatë këtij viti, krahasuar me moshat 45 vjeç e sipër.

E kundërta ndodh me shqiptarët që dëshirojnë të largohen nga vendi gjatë këtij viti. Pjesa më e madhe e tyre (24,4%) përbëhet nga të rinj të moshave 18–24 vjeç. Numri i atyre që duan të largohen është shumë herë më i ulët në moshat nga 45 vjeç e sipër.

Rezultatet janë të anketës së zhvilluar për Barometrin e Euronews Albania – nga kompania MRB dhe DataCentrum – në datat 20 – 30 nëntor 2021 me 1000 intervista ballë për ballë në familje.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë