Çfarë problemesh kanë qytetarët e Tiranës para 11 majit. Rezultatet e Barometrit
Barometri Euronews-Albania ka sjellë për publikun matjet e dyta politike për Qarkun e Tiranës.
Në këto matje janë pyetur ballë për ballë 1000 qytetarë brenda qarkut, të shpërndarë sipas popullsisë në 5 bashkitë përbërëse.
Mbledhja e të dhënave është realizuar nga 22 Mars deri në 3 Prill 2025.
Qytetarët e Qarkut Tiranë janë pyetur për të përzgjedhur tre problemet kryesore dhe nga përgjigjet identifikojnë tre prej tyre si më problematike.
Çmimet e larta janë zgjedhur si problem kryesor nga 49.9 % e të anketuarve.
Korrupsioni është zgjedhur si problem kryesor nga 36.3% e të anketuarve.
Kosto e jetesës është zgjedhur si problem nga 32.2% e të anketuarve.
Këto probleme të mësipërme janë ndjekur nga të tjera si: Papunësia 19.1% e të anketuarve, pensionet 15.7% e të anketuarve, shëndetësia 15.5% e të anketuarve, dhe disa probleme të tjera si në grafikun ilustrues.
Krahas problemeve kryesore ata janë shprehur edhe për pyetjen: “A po shkon vendi në drejtimin e duhur apo të gabuar” dhe rezultati i përgjigjeve është si më poshtë:
46.3 % e qytetarëve përgjigjen se vendi po shkon në drejtimin e duhur; 42% e qytetarëve përgjigjen se vendi po shkon në drejtimin e gabuar dhe 11.2 % janë neutralë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë

