Ç’fitojnë shqiptarët në Malin e Zi? Berishaj: I kënaqur po morëm 1 mandat, por…
Analisti Nikollë Berishaj ishte këtë të diel i ftuar në një lidhje direkte për Euronews Albania për të folur për të folur për zgjedhjet parlamentarë në Malin e Zi.
Ai tha se për fat të keq, politikat malazese janë diskriminuese sa u takon pakicave që jetojnë atje, pasi sipas tij, shqiptarët nuk mund të sigurojnë dot më shumë se tre deputetë në parlament ndërkohë që do duhej të përfaqësoheshin me minimalisht 6 deputetë.
“Ligji zgjedhor i Malit të Zi është për mendimin tim mjaft diskriminues për pakicat. Pakicat shqiptare për të dalë në garë për ndarjen e vendeve në parlamente, duhet të votojnë ose të vetme ose të bashkuara 3%. Në qoftë se partia shqiptare fiton 1.5% njëra e 1.5% tjetra, ato lista bashkohen e më pas konkurrojnë si një listë e posaçme.
Pra bëhet koalicion dhe sipas numrit të votave të marra mund të fitojnë deputetët. Numri maksimal i deputetëve që mund të fitojnë shqiptarët është 3, pavarësisht se me regjistrimet e fundit shqiptarët përbëjnë 5% të popullsisë, dhe do duhet të kishin minimalisht 6 deputetë, por me mënyrën si është sistemi i ndarjes maksimalisht mund të fitojmë 3 mandate.
I pyetur se çfarë pritet realisht në këto zgjedhje, Berishaj tha do ishte i kënaqur edhe po të fitonin një deputet.
“Në Tuz priten dy mandate, në Ulqin pritet një mandat. Unë do isha shumë i kënaqur nëse fitojmë 1 mandat, akoma më shumë i kënaqur nëse fitojmë 2, por ekziston një mundësi që mund të jetë katastrofale për shqiptarët dhe të mos marrin asnjë mandat në këto zgjedhje parlamentare”,-tha analisti Nikollë Berishaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Arrestimi i Jorgo Goros/ Burimi: Ti sekuestrojnë pasurinë, burgu s’i bën gjë
Arrestimi i Jorgo Goros/ Analisti: SPAK po tregon se s’ka komplekse!
“Merre ose lëre”- Eksperti: Çfarë do të thotë për Ballkanin nëse rikthehet Trump
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë