Champions League mbyllet shpejt për Egnatian, Breidablik e turpëron me 5 gola
Egnatia eliminohet me turp nga turi i parë i Champions League, duke zhvilluar ndeshjen më të dobët në pjesëmarrjet europiane.
Breidablik fitoi me rezultatin e thellë 5-0 ndeshjen e kthimit, zhvilluar në Islandë, dhe kualifikohet në turin e dytë me rezultatin e përgjithshëm 5-1.
Një ndeshje skandaloze nga ekipi i trajnerit Edlir Tetova, ku gabimet amatoreske i dhanë mundësinë islandezëve për të shënuar tre gola në harkun e 11 minutave në pjesën e parë, që u mbyll me shifrat 4-0.
E njëjta tablo edhe në fraksionin e dytë, por vendasit u kursyen në sulm duke shënuar vetëm një gol.
Pas eliminimit nga Champions, Egnatia do të luajë në turin e dytë të Conference League, ku do të përballet me fituesin e çiftit Dinamo Minsk–Ludogorets.
LEXONI GJITHASHTU:
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona