Chollet telefonon Kurtin dhe Vuçiç pas sulmit në Veri: Kthehuni në dialog!
Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, njofton se ka zhvilluar bisedë me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe me presidentin serb Aleksandçr Vuçiç, pas sulmit terrorist mbi policinë në veri të dielën.
Chollet ka dënuar sulmin mbi Policinë e Kosovës dhe ka kërkuar që palët t’i kthehen dialogut.
“Bisedova me kryeministrin Albin Kurti pas sulmit të tmerrshëm të së dielës në Kosovë. Dënoj ashpër dhunën kundër Policisë së Kosovës; shpreh ngushëllime për humbjen e rreshterit Afrim Bunjaku. Të dyja palët duhet të kthehen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE dhe të zbatojnë angazhimet e Ohrit”, informon Chollet.
Spoke with PM @albinkurti of the heinous attack Sunday in Kosovo. Strongly condemned violence against Kosovo Police; expressed condolences on the loss of Sergeant Afrim Bunjaku. Both sides must return to the EU-facilitated Dialogue and implement Ohrid commitments.
— Derek Chollet (@CounselorDOS) September 26, 2023
Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, bën me dije se nga Vuçiç ka kërkuar që të evitohen veprimet që rrisin tensionet për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU:
- Policia e Kosovës u jep ushqime serbëve në Banjskë, Kurti: Faleminderit për qetësinë
- Pacolli i del në krah Kurtit: Ofroj ndihmën time në çdo formë të jetë e nevojshme
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh