Pacolli i del në krah Kurtit: Ofroj ndihmën time në çdo formë të jetë e nevojshme
Politikani Behgjet Pacolli i ka shprehur mbështetjen e tij kryeministrit të Kosovës Albin Kurti “në luftën kundër terrorizmit dhe vendosjen e rendit në veri”.
Përmes një statusi në faqen e vet në Facebook, Pacolli shprehet se i ka ofruar Kurti ndihëm e tij të plotë në çdo formë të nevojshme ndërsa thekson se vetëm të bashkuar mund të luftojnë në keqen e Serbisë.
“Kryeministrit Kurti i kam shprehur mbështetjen time të plotë si në luftën kundër terrorizmit, si për rend dhe ligj në veri. I ofroi ndihmën time të plotë, në çdo formë që mund të jetë e nevojshme. Vetëm të bashkuar do ta luftojmë të keqen e Serbisë. I ftoj edhe kolegët e mi të veprojnë njëjtë! Kosova është mbi të gjitha!” shkruan Pacolli në Facebook.
Më herët Pacolli është treguar kritik ndaj politikës së ndjekur nga Kurti në raport me faktorin ndërkombëtar.
Sipas tij, Kurti asnjëherë nuk ka tentuar të këshillohet me faktorin shoqëror të Kosovës dhe as me faktorin ndërkombëtar.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit