Kurti homazhe për policin e vrarë: 22 vite i kaloi me uniformë, përulemi para heroit

25 Shtator 2023 | 13:14

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur sot në mbledhjen përkujtimore për policin e vrarë në veri, Afrim Bunjakun.

Bunjaku u vra gjatë një sulmi terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit.

“Plot 22 vite të kaluara nën uniformën e policisë së Kosovës, që nga  viti 2001 e dri në ditën kur ra në krye të detyrës me po këtë uniformë, janë vite shërbimi dhe sakrifice që e bëjnë hero Afrim Bunjakun hero të republikës së Kosovës.

Sot përballë fotografisë së Afrim Bunjakut, me uniformë të policisë sonë, përkulemi me nderime dhe me respekt si dhe zotohemi për drejtësi dhe kujtesë. Ne bëjmë atë që duam sepse duhet, ligjshmëri dhe kushtetueshmëri, paqe dhe siguri, për të gjithë dhe secilin pa dallim. Lavdi rreshterit Afrim Bunjakut, heroit të republikës së Kosovës!”-tha Kurti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026