Homazhe për policin e vrarë në Kosovë, i pranishëm Kurti: Afrimi u vra mizorisht

24 Shtator 2023 | 19:42

Para Stacionit Policor Qendër në Prishtinë, po bëhen homazhe për Policin e rënë sot në krye të detyrës, Afrim Bunjaku.

Në nderim të tij, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me anëtarë të kabinetit qeveritar kanë ndezur qirinj.

Kurti në një deklaratë për mediat, teksa e ka cilësuar sulmin si terrorist theksoi  polici u vra në mënyrë mizore.

“Ishim për ngushëllime të familja e policit dhe këtu me ndezjen  e qiririt e shtojmë një dritë të vogël për shpirtin e madh të Afrim Burnjakut që me trimërinë dhe sakrificën e tij ndryshoj rrugën e shtetit të së drejtës së Kosovës që nuk zmbrapset para asnjë krimineli dhe terroristi. Takuam gruan e tij dhe tre fëmijët e tij, takuam farefisin të cilët bashkarisht me ne, ndamë dhimbjen dhe pikëllimin për policin që e humbi sot Kosova. I falënderoj ambasadorët e shteteve mike që na janë bashkuar sot në homazhe. Lavdi Afrimit.

Ajo që dihet tashmë është se kemi pjesëtarë të atij formacioni profesionist të huaj që kreu sulmin terrorist që vrau mizorisht Afrimin”-tha Kurti.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026