Chris LaCivita: Qeverisja e të njëjtit person për 12 vite, quhet diktaturë
Drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita, ishte i pranishëm në një takim që kryedemokrati Berisha zhvilloi me të rinjtë e FRPD-së në Tiranë.
LaCivita iu përgjigj pyetjeve të të rinjve demokrat, ku nuk kurseu kritikat për qeverinë Rama.
LaCivita tha se socialistët në pushtet kanë 12 vite qeverisje, ku kanë dështuar në çdo aspekt. Ai shtoi se qeverisja prej 12 vitesh e një endi nga vetëm një individ quhet diktaturë.
Gjithashtu, ai shtoi se zhvillimet në Shqipëri dhe rajon shihen me interes në SHBA.
“Por ajo që e bën të veçantë për mua këtë rast, është fakti që këtu kemi konservatorë të vërtetë që po përballen me një regjim socialist dhe me një udhëheqës shumë të paqëndrueshëm, i cili ka sjellë paqëndrueshmëri si në qeveri, ashtu edhe në ekonomi.
Dhe, natyrisht, është e domosdoshme të sigurojmë stabilitet në rajon. Kjo është arsyeja pse zhvillimet në Shqipëri ndiqen me vëmendje edhe nga Shtetet e Bashkuara, siç ndodh me çdo vend tjetër,” tha LaCivita.
Pjesë nga diskutimet:
Belind Këlliçi: Chris, a mund të të bëj një pyetje lidhur me rolin e të rinjve? Sepse, ashtu si në SHBA me fushatën tënde, edhe këtu ne kemi median kryesore kundër nesh, e cila kontrollohet nga e majta. Këta të rinj janë shumë aktivë në rrjete sociale, kryesisht në Facebook, Instagram dhe platforma të tjera. Si mendon ti, cili duhet të jetë mesazhi kryesor i të rinjve këtu? Si në kuptimin e një fushate pozitive dhe negative, por edhe në kuptim strategjik? A duhet të fokusohet te programi? Apo te rikthimi i shpresës? Apo ndoshta si një thirrje për miqtë e tyre që të punojnë në këtë fushatë, që të sigurohen që të qëndrojnë këtu dhe të kenë një jetë më të mirë? A ke ndonjë ide?
Chris LaCivita: Po, në fakt kam.
Para së gjithash, nuk është e gabuar të tregosh dështimet e Edi Ramës. Kjo nuk është negativitet. Kjo është thjesht e vërteta. Dhe ata duan ta përdorin këtë dhe të thonë që është… Mendoj se është e rëndësishme t’u komunikoni miqve tuaj jo vetëm çfarë jeni kundër, por duhet të dini t’u tregoni edhe çfarë përfaqësoni. Duhet t’i bëni të dyja. Dhe Edi Rama ka dështuar në 12 vitet e fundit sepse çdo gjë është bërë më e shtrenjtë. Korrupsioni, krimi. Dhe përgjigjja ndaj kësaj është programi dhe pikat specifike të programit. Kur postoni diçka në Facebook apo jeni online në rrjete sociale, politika është një medium shumë vizual, njerëzit vizualizojnë. Duhet t’u bëni të qartë njerëzve ndikimin që ka pasur çmimi i vezëve, çmimi i bukës, çmimi i qumështit, dhe sa shumë është rritur gjatë 12 viteve të fundit. Duhet t’ua tregoni. Nuk mjafton t’ua thoni. Duhet t’ua tregoni si janë rritur çmimet dhe si është ndërtuar programi për t’i ulur ato.
Dhe po e shohim këtë tani në Shtetet e Bashkuara. Inflacioni ka rënë. Punësimi është rritur. Inflacioni ka rënë. Kostoja e jetesës ka rënë. Të gjitha këto po ndodhin. Absolutisht!
Dhe kanë kaluar vetëm 100 ditë. Po imagjinoni ndikimin që mund të ketë kur ndërron qeveria. Keni pasur të njëjtin person për 12 vite. E dini si e quajmë ne këtë në Amerikë? Diktaturë. E quajmë kështu edhe këtu. E pra, ky është fundi i saj.
LEXONI GJITHASHTU:
Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët
Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)
Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte
- 17:07 Belgjika përjeton një nga ditët më vdekjeprurëse për shkak të valës së të nxehtit
- 17:04 Mbi 80 mijë persona nënshkruajnë një peticion që kërkon përsëritjen e finales së Kupës së Botës
- 16:57 Berisha akuzon Ramën për reformën territoriale: Erdhi në Kuvend për ta varrosur
- 16:30 Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët
- 16:26 Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)
- 16:12 Trump: Marrëveshja bërthamore me Riadin lidhet me njohjen e Izraelit