Ciceronët e vegjël, historia e treguar nga fëmijët në Muzeun e Pavarësisë

27 Nëntor 2022 | 14:32

Në muajin nëntor, nuk kishte se si Muzeu Kombëtar i Pavarësisë të mos ishte një nga destinacionet kryesore për turistët dhe vendasit. Fëmijët janë ata që i has çdo ditë në ambientet e këtij muzeu. Në këtë 110-vjetor, ata janë ciceronët që tregojnë historinë.

“Historia më tërheq shumë. Zakonisht unë mbaj pavijonin nr. 5, që është kabineti i kryeministrave. Fëmijët interesohen shumë për letrat zyrtare, për orën, por edhe emrat dhe pozicionet që kanë pasur gjithë kryeministrat”, thotë një vajzë cicerone.

“Unë shpjegoj pavijonin e Ismail Qemalit. Zakonisht më pyesin për sendet që ai ka përdorur për librat, ose foto e Ismail Qemalit me 6 djemtë e tij. Dhe kur u shpjegoj që në atë kohë feja myslimane nuk e lejonte ekspozimin e femrave, më pyesin pse, se tani e lejojnë”, shprehet një nga ciceronet e vogla.

Për drejtorin e muzeut fëmijët janë një aset i çmuar në këtë muaj festiv.

“E them me krenari që në të gjithë këto vite që kam qenë drejtor, ky nëntor është nëntori që ka pasur numrin më të madh të vizitorëve. Besoj kanë qenë vitet e fundit, vitet e pandemisë, 26 nëntori i famshëm i 2019, që kanë bërë jo të mundur vizitën e nxënësve. Këta nxënës sot janë nga Fieri, nxënës të klasave të treta dhe të katërta”, thotë Istref Dobi, drejtor i muzeut.

Muzeu Kombëtar i Pavarësisë do të vijojë të jetë në vëmendje të qytetarisë vlonjate edhe me aktivitete të tjera në muajin dhjetor, me rastin e 60-vjetorit të krijimit të tij.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026