Cila është prova më e fortë kundër Fredi Belerit? Flet avokati i tij
Avokati i Fredi Belerit, Edmond Dëma tha për “Review” në Euronews Albania se nuk ka asnjë provë kundër klientit të tij, përveç një dëshmie.
Sipas avokatit, bëhet fjalë për 40 mijë lekë të reja që i ka pasur në xhep bashkëpunëtori i prokurorisë, i cili pretendon se ato para ia ka dhënë personi tjetër që është arrestuar bashkë me Fredi Belerin, por i konsultuar me këtë të fundit.
“Fredi Beleri e tha dhe vet sepse mbajti dhe qëndrimin e tij vet, përveç pretendimeve tona si mbrojtës, dhe tha që nuk ka prekur lekë me dorë, nuk ka dhënë lekë, nuk ka marrë premtime,” – u shpreh Dëma.
Avokati tha se pretendimi i bashkëpunëtorit të prokurorisë është e vetmja provë me të cilën akuzohet Beleri.
“Ne pretenduam dhe në gjykatë se çdo veprim i bërë nga personi i infiltruar ka qenë provokativ, pra ai e ka provokuar kryerjen e filmimit sepse ka kërkuar me ngulm të paparë çdo ditë Fredin për ta takuar derisa t’i jepte atë listë dhe të merrte lekët,” – u shpreh Dëma.
LEXONI GJITHASHTU:
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
- 11:43 Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit