Cilat detaje çuan në pranga Xhemal Lokën? Gazetari: Ka ushtruar terror ndaj gruas…

7 Janar 2024 | 21:04

Gazetari Dritan Laci tha për emisionin “Review” se mendon se 41-vjeçarja Bedria Loka ka përjetuar një terror të jashtëzakonshëm psikologjik para se të kryente aktin e vetëvrasjes. Ai tha se këtë dyshim ia sjell ardhja e bashkëshortit të saj ditët e fundit nga emigracioni.

Sipas Lacit ky i fundit nuk është investuar të dijë se kush ishte personi që po denigronte figurën e bashkëshortes së tij në rrjetet sociale, por është investuar të dije se çfarë ka bërë Bedrie Loka që një bullizim i tillë po i ndodhte.

“Ardhja e tij ditët e fundit nga emigracioni më çon në mendimin se e ndjera ka patur një terror të jashtëzakonshëm psikologjik. Ajo është futur në një “dhomë hetuesie”, i shoqi nuk ka dashur të dijë se kush është personi që ka hapur këtë profil, por është investuar për të ditur pse ty. Çfarë ke bërë ti për të marrë këtë lloj epiteti.

Këtu tani kemi konfliktin brenda familjes që shpesh nuk del jashtë mureve, një dramë që luhet prej katër ditësh, janë këto ditët ku burri vjen nga Greqia dhe kërkon llogari. Po të shikosh edhe në shtëpi, fotoja e Xhemalit ishte në qendër të banesës. Janë njerëz që edhe pse kanë investuar te shtëpia nuk janë të investuar kulturalisht”,-tha Dritan Laci.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026