Cilat janë gjobat për subjektet që do përdorin qese plastike njëpërdorimëshe
Duke nisur nga kjo e mërkurë (1 qershor) qeset njëpërdorimshme do të hiqen nga përdorimi, prodhimi dhe importimi, për t’u zëvendësuar me qese më të trasha, me kapacitet mbi 10 kg.
Këshilltari ligjor në Ministrinë e Mjedisit, Elvis Tosuni shpjegoi në emisionin “Mirëmëngjes” në “Euronews Albania” masat ndëshkimore për subjektet në të cilat do të konstatohen shkelje.
“Gjoba nuk do të jetë progresive por me shkallë, e cila është parashikuar në mënyrë të tillë për t’i dhënë seriozitet shkeljes dhe për ta parandaluar atë. Nëse do konstatohet që një subjekt pas datës 1 qershor përdor qese që nuk është shumëpërdorimëshe sipas parametrave të reja, do të ndëshkohet me 500 mijë lekë gjobë dhe me sekuestrim të qeseve plastike të ndaluara.
Në rast se konstatohet për herë të dytë e njëjta shkelje, do të gjobitet me 1 milion lekë gjobë dhe me sekuestrim të qeseve plastike. Nëse i njëjti subjekt rikontrollohet dhe gjendet po e njëjta shkelje, ndëshkohet me 1.5 milionë lekë gjobë, sekuestrim të qeseve plastike dhe propozim për revokimin e lejes apo licensës me të cilin zhvillon aktivitetin ekonomik”, u shpreh Tosuni.
Në lidhje me subjektet të cilat do të prodhojnë qese njëpërdorimshme për eksport, Tosuni u shpeh se ligji ende nuk është shprehur për këtë dhe do shikohet në një moment të dytë.
Tosuni shtoi se qytetarët nuk do të gjobiten nëse do të përdorin qese plastike njëpërdorimëshe.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë