Cilat janë hapat e Kosovës drejt anëtarësimit në BE, sfidat e pengesat

15 Dhjetor 2022 | 09:56

Ditën e sotme kryeministri Albin Kurti do të udhëtojë drejt Pragës, ku do të dorëzojë aplikimin për anëtarësimin e Kosovës në BE.

Por cilat janë hapat dhe pengesat e Kosovës drejt BE-së?

-Presidenca e BE-së, Çekia do të informojë të 26 vendet anëtarë të BE- së me kërkesën e mbërritur nga Kosova.

-Më pas do të nisin konsultimet  me vendet e BE-së, sidomos me shtetet që nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës.

-Këshilli Evropian do të marrë vendimin se si të procedojë. Më pas, Komisioni Evropian përgatit një opinion ligjor me këtë temë.

-Suedia merr presidencën e BE-së më 1 janar, që më pas do të merret me këtë çështje.

-Në Korrik Spanja-merr presidencën e BE-së, e cila nuk e ka njohur Kosovën.

-Ndërsa në 2024 do të ketë zgjedhje për Parlamentin Evropian.

-Përpilimi i raportit të Kosovës mund të marrë vite, pasi rasti është unik dhe i komplikuar duke qenë se 5 shtete ende nuk e njohin Kosovën si shtet i pavarur.

-Çështja kyçe lidhet me dialogun e Kosovës me Serbinë.

-Plani europian, “bazë e mirë’ edhe për rrugën e integrimit europian të Kosovës.

-Kosova e ka nënshkruar Marrëveshjen për Stabilizim-Asocim me BE-në në 2015.

-Sakaq, ditën e djeshme Parlamenti, Këshilli dhe Komisioni Evropian kanë arritur marrëveshjen për liberalizimin e vizave për Kosovën.

-Qytetarët e Republikës së Kosovës do të udhëtojnë pa viza nga janari 2024.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026