Kostoja e jetesës, shqetësimi kryesor i qytetarëve në Tiranë
Thuajse gjysma (48,3%) e kryeqytetasve shqiptarë mendojnë se gjërat në Tiranë nuk po shkojnë në drejtimin e duhur. Një në tre qytetarë mendojnë se kryeqyteti po përparon në drejtimin e duhur.

Pjesa dërrmuese e qytetarëve të Tiranës (71,7%) shqetësim kryesor kanë koston e jetesës.
Probleme të tjera për qytetarët në Tiranë janë edhe ndërtimet e shumta (37,2%), ndotja dhe plehrat (29,9%), transporti publik (29,7%) dhe taksat e bashkisë (28,9%).
Trafiku i rënduar është shqetësim për çdo tre në pesë (60,1%) kryeqytetas.

Pjesa më e madhe e qytetarëve të Tiranës janë këmbësorë (34%). Më pak se një në tre (31%) qytetarë të Tiranës përdorin makinën e tyre personale për të lëvizur. Po aq janë edhe kryeqytetasit të cilët përdorin transportin publik (30%). Vetëm 5% e qytetarëve të Tiranës lëvizin me biçikletë apo motor.

Gjetjet janë të Barometrit në Euronews Albania, kryer nga MRB dhe DataCentrum në datat 15-25 Mars në nivel lokal të bashkisë Tiranë, me 1000 intervista ballë për ballë në familje.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona