Cirku legjendar italian ‘Marina Orfei’ në Tiranë, shfaqje magjike në kryeqytet

11 Dhjetor 2024 | 19:31

Cirk Marina Orfei, emri legjendar i cirkut italian, me një traditë mbi 50-vjeçare, vjen për herë të parë në Tiranë te stadiumi “Selman Stërmasi”.

Fëmijë të shoqëruar nga prindërit apo gjyshërit që prej 2 dhjetorit shijojnë shfaqje të magjishme brenda cirkut me çadër.

 “Në Tiranë ka cirk është cirku kombëtar, por cirk me çadër është hera e parë në Tiranë. Qëllimi është ta kemi të përvitshëm, të jetë në Tiranë në periudhën e Majit, të kthehet në një traditë. Është një gjë normale , standarde dhe jo e jashtëzakonshme”. Fëmijët janë çmendur sepse shfaqja është e jashtëzakonshme”,-tha Klodian Makashi, organizator.

Makashi tregon se përse zgjodhën që të marrinë akrobatë nga Italia, ndërsa zbuloi dhe strategjia që po ndjekin për fëmijët në nevojë.

“Sado të mirë që ne të jemi me gjërat që bëjmë në Shqipëri, kemi nevojë për atë njohurinë e atyre që kemi nga jashtë. Për të bërë diçka që të mos eksperimentojmë, më mirë sjellim dikë nga jashtë që të na tregojë se si bëhet dhe më pas të ketë një llojë sinergjie”, Klodian Makashi, organizator.

Akrobaci mahnitëse, iluzionistë që zhysin publikun në një botë misteri me truke të pabesueshme apo klounë, që sjellin buzëqeshje dhe hare, është ajo që ofron cirku, që do të zgjasë deri më 22 dhjetor.

Spektakli i Cirkut Orfei solli një performancë unike. Ndërkohë, ritmet e muzikës live dhe lojërat e dritave krijuan një atmosferë të paharrueshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe për Administratën Publike dhe Vetëqeverisjen Lokale, Snezhana Paunoviç, e cila...
17:45 | 14/07/2026

Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës

Policia e Shtetit ka finalizuar në Tiranë operacionin e koduar “De facto”, në kuadër të hetimeve për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me burime kriminale....
17:10 | 14/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026