Çmimet e karburanteve, Rama: Mos hidhni helm, ndiqni mbledhjet e bordit

15 Nëntor 2022 | 10:57

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot shifrat e publikuara nga Bordi i Transparencës për çmimin e karburanteve.

Në konferencën e përbashkët me ministren Delina Ibrahimaj, Rama u shpreh se media nuk duhet të hedhë helm mbi vendimet.

Ai theksoi se nëse ka interes për të ditur si vendosen çmimet, gazetarët të marrin pjesë në mbledhjet e bordit.

“Është shumë e thjeshtë, doni të bëni një informim të publikut është një gjë, doni të bëni një helmim të publikut është tjetër gjë. Në mbledhjen e bordit, shkoni uluni atje, shikoni se çfarë diskuton bordi, mbi ç’bazë merren të dhënat. Sa janë marzhet e fitimit? Nxirret inati me qeverinë, por çfarë pastaj?”, u shpreh ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma territoriale, Berisha: Rama po bën gjithçka për konfrontim, ftoj qytetarët të protestojnë për këtë çështje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një komunikimi të drejtpërdrejtë me qytetarët në rrjetet sociale, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për tërheqje të njëanshme...
12:58 | 25/07/2026

Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një shpjegim mbi të ashtuquajturën “Paketa e Maleve”, duke iu referuar një analize të bërë nga ChatGPT....
22:30 | 24/07/2026

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026