Akuzat për Portin e Durrësit, Rama: Tërbim i non grata-ve, investim me vlerë
Në konferencën e përbashkët me ministren e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, kryeministri Edi Rama iu është rikthyer sërish akuzave të opozitës sa i takon investimit në Portin e Durrësit.
Në fjalën e tij Rama nënvizoi se ky është një projekt që do zhvillojë qytetetin e Durrësit dhe do të rrisë vlerën e pronave në zonë.
“Ndërkohë akuzat me serbë dhe me nuk e di se çfarë tjetër nuk e di se çfarë tjetër janë prodhime të një tërbimi të madh non-gratash dhe spiunësh për investimin më të madh të huaj në rajon. Për një investim që do të jetë krenari kombëtare pasi do të transformojë njëherë e përgjithmonë dhe do çojë në një nivel tjetër turizmin në Shqipëri, do rrisë vlerat e pasurive të patundshme në gjithë zonën e Durrësit. Do të rrisë vlerën dhe çmimet e gjithë hotelerisë në zonën e Durrësit, do të rrisë eksponencialisht punësimin jo vetëm për zonën e Durrësit por edhe të Tiranë , s’do krijojnë zinxhir ekonomik, vlerë për mijëra fermerë që prodhojnë ushqime që do duhet të konsumohen në qytetin e Durrësit. Të ngresh akuza të tilla në hava është fatkeqësi e madhe kombëtare. Ne jemi në anën e dinjitetit dhe të krenarisë kombëtare pa lartësuar emrin e Shqipërisë kudo që flas. Berisha është një spiun komunist”, u shpreh Rama.
“Non gratat e turpërojnë emrin shqiptar dhe emrin e Shqipërisë. Nuk ka asgjë më shumë për të ardhur keq, kur pasqyrat mediat reflektojnë këtë deformim të madh pa asnjë lloj kontributi për të ndarë shapin nga sheqeri”, tha ai më tej.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje