Rama: PD u pagua gjysmë milioni euro nga rusët për të rrëzuar qeverinë

15 Nëntor 2022 | 10:21

Kryeministri Edi Rama ka hedhur sërish akuza ndaj Partisë Demokratike, ku është shprehur se janë  financuar me gjysme milioni euro nga rusët për të rrëzuar qeverinë e PS-së.

“Që Partia Demokratike është financuar me para ruse gjysmë milioni dollarë për të rrëzuar qeverinë e PS-së, kjo nuk është një akuzë. Ky është një fakt. Ky është një fakt i dokumentuar për fat të keq, një fakt i zbuluar nga media, nga SHBA, nga mediat ndërkombëtare, përqeshur nga shumëkush këtu, përfshirë edhe median ndërkombëtare dhe i konfirmuar nga raporti i shërbimit sekret amerikan CIA. Akuzat me serbë janë prodhime të një tërbimi të madh. Tërbim non-gratash dhe spiunësh. Një tërbim non-gratash dhe spiunësh për investimin më të madh të huajnë rajon, Një investim që do të jetë krenari kombëtare. Një investim që do të transformojë Durrësin”, u shpreh Rama në konferencën për mediat për për investimet në bonot e  thesarit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026