Çmimet e larta për të blerë banesë, ekspertët: Ja ndikimi që sjell në jetën sociale
Rritja e çmimeve të apartamenteve në Tiranë ka disa implikime dhe mund të ndikojë në shumë aspekte të ekonomisë dhe jetës së përditshme. Për disa mund të sjellë mundësi zhvillimi, por gjithashtu do të thellojë ndarjet sociale dhe mund të rrisë sfidat për ata që janë më të dobët ekonomikisht.
‘‘Rritja e çmimeve do të jetë më e theksuar, pasi kërkesa ushtrohet edhe nga blerësit e huaj. Duke u rritur çmimet e ndërtimit, rritet inflacioni, dhe kjo gjë zvogëlon të ardhurat e disponueshme të klasës punëtore. Rritja e çmimeve çon edhe në pabarazi, sepse pjesa që nuk mund të përballojë ka tendencë të varfërohet gjithnjë e më shumë. Kjo ka ndikime të mëdha në qëndrueshmërinë e saj sociale dhe ekonomike”, tha Arben Malaj, ekonomist.
Ndërmjetësuesit e pronave thonë se kërkesa e lartë është ajo që ndikon në këtë rritje edhe pse në Shqipëri ka mbi 50 mijë apartamente që janë bosh.
“Apartamentet bosh janë të shitura. Çmimi i lartë vendoset nga tregu. Nëse nuk do të kishte kërkesa, nuk do të ishte kurrë 5 mijë euro. Nëse do të kishte apartamente bosh, çmimi nuk do të rritej kurrë”, tha Velian Caka, Ndërmjetësues Pronash.
Për të menaxhuar pasojat që mund të ndodhin, si pasojë e rritjes së çmimeve duhet të merren disa masa të koordinuara nga qeveria, pushteti lokal dhe sektori privat.
“Mundësia e vetme është politika sociale që shteti duhet të ndjekë. Nëse stoku i shtëpive mbaron, ndërtuesit duhet të paguajnë taksën, sado e vogël të jetë ajo, dhe pas 2-3 vjetësh kjo mund të bëhet barrë dhe do të shitet. Kjo do të sjellë rritje të ofertës dhe do të kemi mundësi më të mira edhe për shtresën e mesme”, shtoi ekonomisti Arben Malaj.
Të dhënat e muajit shkurt treguan se zona e ish-bllokut është më e shtrenjta me 5.000 euro/m², pasuar nga Komuna së Parisit me 3.000 euro/m². Tek kompleksi rezidencial pranë Parkut Olimpik dhe Liqenit Artificial, zhvillimi i objektit është në fazë grope, çmimet për prenotim blerje, nisin nga 2.400 deri në 2.700 euro/m².
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari: Zjarrvënia është krim, dënohet deri në 15 vite burg
Sekuestrohen 53 mijë m2 tokë, Prokuroria jep detaje nga hetimi për tjetërsimin e pronave në Durrës
Vrasja e 55-vjeçares në Shkodër, shkak dyshohet xhelozia. Deklarata e autori pas arrestimit: Nuk jam penduar
- 11:41 Lamallari: Zjarrvënia është krim, dënohet deri në 15 vite burg
- 11:34 Sekuestrohen 53 mijë m2 tokë, Prokuroria jep detaje nga hetimi për tjetërsimin e pronave në Durrës
- 11:30 Brenda shtytjes së von der Leyen për një ndalim të mediave sociale në BE
- 11:19 Nesër koncerti i Kanye West, rrugët që bllokohen nga mëngjesi deri në mesnatë në kryeqytet
- 11:11 Presidenti libanez takim me shefin e ushtrisë, në fokus sulmet izraelite
- 11:07 Vrasja e 55-vjeçares në Shkodër, shkak dyshohet xhelozia. Deklarata e autori pas arrestimit: Nuk jam penduar