Çmimet e larta, problemi më i madh i shqiptarëve gjatë pushimeve
Për shqiptarët që kanë bërë pushime këtë verë, problemi kryesor që kanë hasur janë çmimet e larta.
Në sondazhin e kryer nga Barometri në Euronews Albania, çmimet e larta kanë qenë problem për 90.9% të pushuesve. Një problematikë tjetër për 32.6% të pushuesve ka qenë trafiku i shtuar, i cili as këtë verë nuk ka munguar sidomos në zonat bregdetare.
Mungesa e plazheve publike në vendin tonë vijon të jetë një problematikë për 29.3% të pushuesve. Por as mbetjet dhe mungesa e pastrimit nuk mbeten mbrapa duke u kthyer në shqetësim për 19.7% të pushuesve.
Ngjarjet e kësaj vere kanë dëshmuar që problematike mbetet edhe siguria, shqetësim ky që është evidentuar nga 15.4% e pushuesve. Një problematikë tjetër për 10.1% të të anketuarve ka qenë zhurma dhe për 9% të tyre në listën e shqetësimeve është shërbimi jo i mirë.
Nga shqiptarët që kanë pushuar këtë verë, vetëm 1.5% janë shumë të kënaqur. 49.9% e pushuesve janë ndarë të kënaqur nga pushimet e kësaj vere. Ndërsa 34.8% e të pyeturve janë shprehur se nuk janë as të kënaqur e as të pakënaqur. Ndërkohë, 13.4% e të anketuarve janë ndarë të pakënaqur me pushimet që kanë bërë.
Gjetjet janë të Barometrit në Euronews Albania, realizuar gjatë periudhën 9-21 shtator 2022, kryer nga MRB dhe Data Centrum, në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona

