Çmimet e ulëta në Pogradec tërheqin turistët e huaj

19 Maj 2022 | 19:33

Qetësia që të fal qyteti është një tjetër arsye pse turistët zgjedhin Pogradecin. Turistët kanë nisur rezervimet që në muajin maj.

Operatorët tregojnë se risi janë turistët nga vendet arabe.

“Ka një ngritje nga viti i kaluar por ende nuk është në nivelin e parapandemise. Ndryshe nga vitet e tjera, shohim se në hotelin tonë por dhe në të gjithë Pogradecin po preket nga një grup turistësh nga gadishulli arabik që është një trend i ri në dy vitet e fundit, por nuk mungojnë dhe turistët të zakonshëm të huaj që vijnë nga Polonia, Çekia, Sllovakia dhe Gjermania”, thotë Krios Hyqmeti, pronar i një hoteli.

Rritja e çmimeve të shërbimeve nuk do t’i shtojë kostot për turistët, teksa drejtues të pushtetit lokal theksojnë në shtimin e turistëve ka ndikuar edhe aeroporti i Ohrit.

“Në Pogradec vihet për ajrin e pastër, për pastërtinë e qytetit, për liqenin e mrekullueshëm, për gjithë bukuritë natyrore, për gjithë monumentet e kulturës, për kulinarinë të shkëlqyer dhee kryesorja, për çmimet e ulta. Kemi mjaft turistë nga Kosova ku rregullisht ne na vijnë në fundjavë afro 10-15 autobusë prej tyre. Kemi dhe turistë nga vendet e tjera sepse kemi fat që kemi aeroportin e Ohrit afër dhe shfrytëzojnë Ohrin dhe Pogradecin”, u shpreh nënkryetarja e bashkisë, Entela Gusho.

Bashkia e Pogradecit thotë se në sezonin turistik të vitit 2021, qytetin e vizituan mbi 100 mijë turistë.

Pritshmëritë për këtë sezon janë dyfish, madje gjatë sezonit, afro 200 biznese të reja do të hapin dyert në shërbim të turistëve.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq përfshin Lubinjën në Gramsh, breshëri shkakton dëme të mëdha në bujqësi dhe tokat e mbjella

Një fenomen i fortë atmosferik ka goditur zonën e Lubinjës në Bashkinë Gramsh, ku reshjet intensive të breshërit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në bujqësi...
09:27 | 25/07/2026

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026