Çmimi i naftës rritet me 9 lekë në një muaj e gjysmë
Çfarë ka ndodhur me çmimin e naftës në një muaj e gjysmë? Është rritur me 9 lekë për litër.
Që prej datës 23 dhjetor 2021, ne kemi ruajtur kuponët tatimorë në momentin e furnizimit të makinës me karburant. Fatura e parë, në muajin dhjetor, tregon se një litër naftë na ka kushtuar 184 lekë.
Në datën 11 të muajit janar 2022, vëmë re një rritje jo shumë domethënëse në çmimin e naftës për një litër, me një lek. I njëjti çmim vijon edhe në datën 17 janar 2022.
Në dy faturat e radhës, në datat 20 dhe 26 janar, çmimi ka pësuar një rënie me 1 lek, duke shkuar te konsumatorët me 184 lekë për litër.
9 lekë më shtrenjtë kemi paguar për një litër naftë në faturën e radhës, më 7 shkurt 2022, kur ky çmim shkoi në 193 lekë për litër.
Katër ditë më vonë, në faturën e radhës, vëmë re që çmimi i naftës për një litër, nuk ka ndryshuar. Edhe sa do te vazhdojë rritja e çmimit të naftës?
Ministrja e Finanacave Delina Ibrahimaj shprehet se do të vijojë edhe për të paktën 6 muaj.
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës
- 21:13 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920
- 20:50 Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit