Çmimi kufi për naftën ruse, Von der Leyen: Nevojitet një aleancë globale

28 Qershor 2022 | 07:14

Liderët e G7-s po eksplorojnë idenë e vendosjes së një çmimi kufi mbi naftën ruse për të frenuar aftësinë e Moskës për të financuar luftën në Ukrainë.

Ideja është që kufiri të ulë përfitimet që Kremlini siguron nga rritja e çmimeve të naftës bruto.

Në një intervistë për ENW, presidentja e Komisionit Evropian sqaroi se për ta zbatuar këtë praktikë nevojitet një aleancë globale.

“Siç mund të shihni, në këto momente BE po largohet nga nafta ruse. Ajo që nuk duhet të ndodhë është që Putin ta marrë këtë naftë, të shkojë në tregjet botërore ku çmimet po rriten dhe të mbushë arkën e tij. Ndaj nevojitet një aleancë më e gjerë për të treguar se ne mund të paguajmë çmimin e duhur, por jo atë stratosferik. Ne jemi gati ta shpërblejmë prodhimin e naftës, por në këtë pikë duhet kufiri i çmimit,” – u shpreh ajo.

A mendoni se do të merrni mbështetje nga India, Kina dhe vende të tjera për këtë?

“Ne do të bisedojmë me ta. Është diçka e komplikuar dhe me rëndësi, ndaj duhet ta trajtojmë. Por ia vlen ta shohim si mundësi sepse duhet të japim një përgjigje,” – tha Von der Leyen

Ekziston frika se paketa e gjashtë e sanksioneve nuk do të japë rezultatin e pritur, për të dëmtuar kapacitetet luftarake të Rusisë.

“Jo, nuk është kështu. Përkundrazi. Ne po shohim se sanksionet po ndikojnë gjithnjë e më shumë në ekonominë ruse. Nëse shihni në sektorë të ndryshëm do të vini re se ata po degradojnë me ngadalë, por realisht për shkak të kontrollit të eksporteve. Pajisjet teknologjike, produkte apo shërbime të nevojshme për modernizimin nuk po shkojnë më në Rusi,” – deklaroi presidentja e KE-së.

“Bllokada e Rusisë në detin e Zi është e turpshme. Ata po e përdorin ushqimin për të na shantazhuar dhe kjo është mizore. Nga ana jonë, ne po i japim Ukrainës ndihmë për të nxjerrë drithërat e bllokuara jashtë vendit në mënyra të tjera, për shembull në rrugë tokësore, hekurudhore, apo përmes lumit Danub. Dhe gjërat po ecin. Mjafton të përmend disa shifra. Në prill ne nxorrëm 1.2 milion tonë, në maj 1.7 dhe në qershor 2.5. Ndaj, me ndihmën që po i japim Ukrainës po arrijmë progres në eksportin e drithërave. Por sigurisht, kjo nuk është e mjaftueshme, pasi përpara luftës Ukraina eksportonte rreth 5 milionë tonelata në muaj. Ky është objektivi ynë,” – përfundoi Von der Leyen.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat përfshijnë Gjermaninë plot tensione, kundra ekstremit të djathtë,! Çfarë dimë dei tani

Tensione të larta dhe përplasje mes Policisë dhe protestuesve shoqëruan konferencën e partisë së ekstremit të djathtë Alternative für Deutschland (AfD), ku mijëra demonstrues u...
21:43 | 04/07/2026

Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale

Shoqatat feministe dhe të mbrojtjes së fëmijëve duan njohjen e “natyrës sistemike” të dhunës seksuale dhe një “ligj gjithëpërfshirës” për ta luftuar atë, në vend...
20:25 | 04/07/2026

Misteri i zhdukjes së Yu Ting, takimi i panjohur me dy shqiptarë, një oficer policie në pension dhe një prift

Kanë kaluar 45 ditë nga zhdukja e Yu Ting në zonën e Artemidës, pranë Athinës, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet pa një rezultat konkret. Gjatë kësaj...
18:26 | 04/07/2026