‘Ç’na gjeti’, momentet kur gruaja në Pogradec mëson se i shoqi vrau bashkëfshatarin

7 Shtator 2022 | 20:23

Bashkëshortja e autorit të vrasjes në Pogradec e mësoi prej mediave ngjarjen e rëndë.

Vrasja me thikë e 65-vjeçarit Safet Yskollari në fshatin Gështenjas të Pogradecit dyshohet se ka ndodhur pas konflikti për një gardh mes dy fqinjëve.

“Ka vdekur ë? Obobo ç’na gjeti”, tha gruaja ndërsa u largua e shokuar nga kamerat.

Edhe djali i autorit tha se nuk dinte gjë dhe se e ka kërkuar gjithandej të atin.

Ata treguan se policia kishte shkuar në shtëpi, por nuk dinin gjë për vdekjen e bashkëfshatarit. Gruaja tha se edhe më herët kishin pasur grindje për arën.

“T’i rrojnë fëmijët, tani çfarë të bëj unë? Ku di gjë unë i varfri?” u shpreh djali i autorit.

Burime bëjnë me dije se autori Fatos Manellari, i cili është ende në arrati, kurohet nga depresioni.

Ngjarja u shënua rreth orës 17:50 të së mërkurës. 65-vjeçari ndërroi jetë në spital pas plagëve të marra.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
21:27 | 24/07/2026