Çollaku për protestën e 6 dhjetorit: Gafë e rëndë diplomatike e dhuratë për Ramën

18 Nëntor 2022 | 16:15

Deputeti i Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku, ka reaguar shumë ashpër pas njoftimit që bëri Berisha për të organizuar protestën e tretë kombëtare të opozitës me 6 dhjetor.

Në një postim në rrjetet sociale, çollaku e ka cilësuar si gafë të rëndë thirrjen e protestës së Berishës më 6 dhjetor kur në Tiranë zhvillohet samiti i BE-së me krerët e Ballkanit Perëndimor.

Sipas tij një vendim i tillë përveçse është gafë diplomatike është edhe një dhuratë që i bëhet Edi Ramës nga Sali Berisha.

“Thirrja e një proteste ne 6 dhjetor, ditën kur ne Tirane mblidhen liderat e BE, si nje akt të fortë demonstrimi gjeostrategjik të së ardhmes se Ballkanit Perëndimor në kundërshtim të përpjekjeve ruse per destabilizim të Ballkanit, është e gabuar dhe një akt që e dëmton opoziten në planin ndërkombëtar.

Thirrja e një proteste ne Tirane ndërsa mblidhen krerët e BE, do të ishte një dhuratë e pamerituar për Edi Ramën.

Unë shpresoj mendjet e qeta e të kthjellta do të ndalin këtë akt që do të lexohet keq..

Për të protestuar kemi çdo ditë të vitit.

Ne 6 dhjetor mos ia bëni Ramës këtë dhuratë”- shkruan ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur

Arben Malaj ka konfirmuar se do të kandidojë si kandidat i pavarur për kryetar të Bashkisë së Vlorës në zgjedhjet vendore të vitit 2027. Përmes...
17:10 | 25/07/2026

Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar ashpër pas raportimeve se ka pasur një përplasje me kryeministrin Edi Rama gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar...
14:14 | 25/07/2026

Reforma territoriale, Berisha: Rama po bën gjithçka për konfrontim, ftoj qytetarët të protestojnë për këtë çështje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një komunikimi të drejtpërdrejtë me qytetarët në rrjetet sociale, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për tërheqje të njëanshme...
12:58 | 25/07/2026