Si të jetosh vetëm, historia e të moshuarit që merr 150 mijë lekë pension
Jeta në vetmi është e vështirë, por më e rëndë është kur nuk ke të ardhura.
Myfti Malushi është 76-vjecari që jeta i ka servirur të papritura. Vite më parë ai humbi bashkëshorten, ndërsa fëmijët u larguan në emigracion. Myftiun e takuam në Ersekë. Ai na tregoi se si është të jetosh krejt i vetëm.
“Nuk është mirë. Është vështirë, vetëm. Nga të kthehesh, ku të gatuash. Që nga larja e enëve, të ngrihesh ndezësh zjarrin, bësh gjithë këto gjëra, ka vështirësi”, shprehet ai.
Por si është një ditë për 76-vjecarin, i cili tregon se shpesh herë i është dashur të flejë me barkun bosh.
“Gjithë ditën me shokët, luajme domino. Shkojmë në shtëpi. Ku kemi gjellë do hamë, ku skemi s’do hamë se është vështirë. Nuk kemi vend ku të luajmë domino. Nëpër lokale, përjashta luajmë”, thotë ai.
Brengën e vetmisë e ka të freskët, prandaj kërkon që për moshën e 3-të të bëhet më shumë.
“Duhet kujdes me shume për pleqtë. Jo se po ika unë e u shua bota, mbi të gjitha jemi njerëz, edhe qeveria e bashkia duhet të kenë në vëmendje gjithë të moshuarit. Veçanërisht të vetmit, se kur ke grua, fëmijë është ndryshe po ne qe jemi vetëm”, thotë ai.
Në qytetin e tij të lindjes sapo është ndërtuar një qendër sociale për pleqtë, ku për Myftiun do të shërbejë si strehë për të mbushur ditën.
“Shumë me mire është. Sepse ja kemi një rrehatllik, qetësi, një ambient me shoqërinë. Gjërat janë të pastra, të rregullta, me njerëzit këtu. Do bëjmë e ndonjë lojë domino me shokët”, thotë i moshuari.
Në Shqipëri jetojnë afro 670 mijë pensionistë. Të ardhurat mesatare mujore nga pensioni për ta janë 15 mijë lekë, ndërsa në Ersekë jetojnë gati 2600 pensionistë.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia