Pagesa për parkimet, opozita: 50% për privatin dhe 50% për qytetarët
Ndryshimet në Kodin Rrugor ka qenë në fokus të diskutimeve në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese.
Deputeti demokrat, Lefter Gështenja kërkoi që në kod të përfshihet ndarja në mënyrë të barabartë e hapësirës së parkimit mes privatit dhe publikut.
“Nuk mund të ketë në rrugët kryesore nuk mund të ketë parkingje më shumë se 50% me pagesë, ç’ka do të thotë rrugët kryesore ku vendoset tabela parking me pagesë duhet të ndahen minimalisht 50 me 50 %, ku 50 % ti takojnë publikut parkingje pa pagesë dhe 50 % e këtyre parkingjeve të jenë me pagesë”, tha Lefter Gështenja.
Propozimi u pranua nga mazhoranca.
“Unë besoj që ne jemi dakord me këtë propozim. Unë kam marrë mendimin edhe të disa përfaqësuesve të bashkive të Shqipërisë por në mënyrë të veçantë bashkisë së Tiranës, ndarja 50 me 50 % është krejtësisht normale, është edhe në detyrën e tyre për ta realizuar këtë gjë”, u shpreh Arben Pëllumbi.
Por, palët nuk gjetën dakordësi nëse kjo gjë duhet të aplikohet sipas zonave apo rrugëve. Për këtë u vendos që në mbledhjen e radhës të thërriten edhe përfaqësues të bashkive.
LEXONI GJITHASHTU:
“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia