Protestë më 6 dhjetor, Shehu tregon çfarë ndodh nëse tubimi pengohet
Samiti i radhës BE-Ballkani Perëndimor do të zhvillohet më 6 dhjetor në Tiranë, ndërkohë po këtë ditë kreu i Partisë Demokratike ka paralajmëruar protestë.
Në lidhje me këtë deputeti Tritan Shehu, në një intervistë për Euronews Albania është shprehur se liderët do të mirëpriten në vendin tonë ndërsa shtoi se protesta do të jetë paqësore.
Më tej ai theksoi se kushdo që kërkon të pengojë protestën do japë një demonstrim të qartë të mungesës së demokracisë në vendin tonë.
“Nga ne do të mirëpriten në vendin tonë. Asnjë nuk ia mohon të drejtën opozitës shqiptare të paraqesë me forma shumë paqësore problemet e mëdha me të cilat përballet Shqipëria.
Unë do ju kërkoja që të gjenin ato forma të përshatshme për të sensibilizuar liderët europian për problemet që ka Shqipëria.
Askush nuk mund te pengojë opozitën që të bëjë transparencën e problemeve të vendit. Ata që kërkojnë të pengojnë një gjë të tillë do japin demostrimin më të qartë të mungesës së demokracisë në Shqipëri. Ata do të tregojnë imazhin më negativ të Shqipërisë”- tha ai.
Shehu ndër të tjera u shpreh: Opozita do të jetë e përgjegjshme dhe i di mirë përgjegjësitë e saj. PD nuk do krijojë asnjë lloj problemi kur flitet për marrëdhëniet me perëndimin dhe Bashkimin Europian.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta