Pandemia, Basha sulmon Ramën, kryeministri: Çfarë politikë e mjerë, ëndërron katastrofën

13 Nëntor 2020 | 08:31

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nëpërmjet një postimi në Facebook shprehet se kryeministri Edi Rama e ka humbur kontrollin mbi pandeminë dhe se duhet të largohet.

“Rama e ka humbur kontrollin mbi pandeminë. Ai duhet të largohet!”, shkruan kryedemokrati.

Ndërkohë shefi i opozitës ka publikuar edhe një video ku shfaqet Rama teksa flet për situatën e pandemisë në vend.

 

 

Pak minuta më vonë ka ardhur edhe një reagim nga kryeministri Edi Rama. Ky i fundit thekson se opozita ëndërron katastrofën dhe se gjithçka është një politikë e mjerë.

“Kur ju them këta ëndërrojnë katastrofën, asfiksinë, vdekjen e sa më shumë shqiptarëve dhe timen mundësisht, kujtoni se bëj politikë!

Jo, them vetëm të vërtetën e hidhur, siç e thotë vetë, kjo video e neveritshme e postuar nga Lulëzim Basha! Çfarë politike e mjerë!”, shkruan kreu i qeverisë në Twitter. 

Ndërkohë Basha i është përgjigjur menjëherë Ramës. “Bashkë do ta mposhtim Ramën, do të shërojmë Shqipërinë, do të ndihmojmë familjet shqiptare dhe ekonominë e do të sjellim shpresë të re për vendin!”, shkruan ai në një postim në Twitter. 

 

Një ditë më parë pati një tjetër përplasje mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha për situatën e pandemisë. Basha tha se spitalet janë në kolaps dhe se të sëmurët po dergjen nëpër ambulanca. Ndërsa, kreu i qeverisë në një postim në Twitter shkruajti se Basha synon panikun dhe çoroditjen dhe kërkon të bëjë COVID-in pjesë e frontit qesharak opozitar. 

Lexoni gjithashtu: 

Pandemia, Basha akuza ndaj Ramës: Spitalet janë në kolaps. Kryeministri: Krydemokrati synon panikun, po sillet si kalama i llastuar

Rimbursimi për COVID-19, Rama: Ende nuk e kemi gati planin financiar

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026