Komiteti Teknik i COVID: Situata me nivel risku të shtuar, mësimi në universitete do të vazhdojë online

23 Nëntor 2020 | 09:32

Rreziku nga COVID-19 duket se është shtuar, konfirmuan gjatë një konference për mediat ekspertët e Komitetit Teknik të pandemisë.

Drejtuesja e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), Albana Fico bëri publike edhe shifrat për 2 javët e fundit të COVID-19, ku theksoi se femrat janë më të prekura nga virusi.

“Situata paraqitet në një nivel risku të shtuar, për shkak të rritjes së rasteve pozitive ditore, dhe me rritjen e incidencës 14 ditore.

Incidenca 14 ditore rezulton e rritur me 301 persona për 100 mijë banorë. Mesatarja ditore e rasteve pozitive është 704 për javën që lamë pas. Raporti i vdekjeve me rastet pozitive është 2.1% gjatë kësaj jave. Kemi femrat të prekura me 52% dhe meshkujt me 48%. Mosha më të prekura janë  65-74. Në grup-moshën e fëmijëve 0-4 nuk kemi ndryshime, për moshat 5-14 është e njëjta situatë.

Numri i testimeve për persona është targeti 1 për 1000 banorë në javë, kemi kaluar në 5.8 për 1000 banorë. Kjo situatë kërkon më shumë se çdo gjë tjetër bashkëpunimin e autoriteteve shëndetësore me qytetarë. Të mbahen maskat, distancim, mos-grumbullimin dhe mbi të gjitha të bazohemi në informacion që vjen në autoritetet shëndetësore.

Ndërsa, zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli njoftoi se mësimi në universitete do të zhvillohet online, për një kohë të pacaktuar. Sipas saj masat do të rishihen në varësi të situatës.

“Ka një rëndim të lehtë të situatës, por situata është tërësisht e kontrolluar. Komiteti teknik duke qenë gjithmonë i vëmendshëm, mendon që mësimi në universitete për shkak të situatës që është do të vazhdojë online edhe për një periudhë në varësi të vlerësimit që ne do të bëjmë”, tha ajo. 

I pranishëm ishte dhe kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i cili bëri me dije se numri i thirrjeve telefonike vijon të mbetet i njëjtë me një javë më parë, por është rritur numri i vizitave në banesë.

Brataj deklaroi më tej se janë marrë të gjitha masat për krijimin e kapaciteteve spitalore dhe situata është nën kontrollon në të tre strukturat COVID.

“Janë marr masa në spitale për krijimin e kapaciteteve ku vijojmë të kemi kapacitet të lira për trajtimin e pacientëve COVID, tani menaxhimi bëhet sa më shpejtë në të tre spitalet COVID. Gjithashtu çdo i shëruar do të vijoj të dërgohet me ambulancë në shtëpi edhe pas shërimit”, tha Brataj.

Lexoni gjithashtu: 

Bie numri i të prekurve me Covid-19 në Shqipëri, por jo i viktimave

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026