COVID-19, Rumania në kolaps, disa shtete europiane rikthejnë kufizimet
Rumania regjistron shkallën më të lartë në botë sa i përket viktimave nga COVID-19, gjithnjë në krahasim me popullsinë.
Sipas zyrtarëve kjo situatë është shkaktuar nga nivelet e ulëta të vaksinimit ku më pak se 11% e popullsisë është injektuar. Spitalet në të gjithë vendin po punojnë me kapacitet të lartë dhe autoritetet kanë njoftuar se në terapitë intensive nuk ka më shtretër bosh.
Përreth Europës në shtete të ndryshme lufta ndaj COVID-19 është duke u zhvilluar në nivele të ndryshme.
Në Letoni dhe Sllovaki autoritetet janë duke rikthyer masat kufizuese anti-COVID për shkak të rritjes së rasteve për të paktën një muaj.
Letonia ka mbyllur shkollat, restorantet dhe ambientet argëtuese.
Në Britaninë e Madhe ku zhvillohet dhe një nga proceset më të suksesshme të vaksinimit në botë, autoritetet po paralajmërojnë për një tjetër fushatë, të përshpejtojnë dhënien e dozës së tretë të vaksinës.
Me rastet e reja të COVID që rriten në afro 50.000 të infektuar në ditë kryesisht në grupmoshën 12-15 vjeç që janë të pavaksinuar, nevojitet një dozë e tretë vaksinë për më të moshuarit dhe ata me kushte specifike shëndetësore.
Ndërkohë në Portugali jo vetëm që po jepen doza e tretë anti-COVID, por ka filluar njëkohësisht edhe programi i vaksinimit kundër gripit.
Autoriteti shëndetësor i vendit thotë se pritet të vaksinojë rreth dy milionë njerëz me të dyja dozat të paktën deri në fund të nëntorit.
LEXONI GJITHASHTU:
Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut