COVID mund të ngadalësojë zhvillimin e trupit tek fëmijët, thotë mjekja
Pasojat afatgjata që lë COVID janë pasojat psikike, u shpreh mjekja Aurora Meta Dollenberg në emisionin “Mirëmëngjes”.
Mjekja sqaroi se tek pjesa me e madhe e pacientëve vihet re një ulje e vëmendjes, përqendrimit dhe tek moshat e reja ulje e aftësisë për të mësuar.
Znj. Dollenberg nënvizoi se COVID-19 prek muskujt dhe nervat duke ndryshuar edhe metabolizmin e tyre tek një person i infektuar. Kjo sipas saj shkakton një lodhje kronike, që të çon në pesimizëm dhe në depresion.
Mjekja deklaroi se edhe tek fëmijët ‘vihet re se nëse preken nga Covid, mund të shkaktojë një ngadalësim të zhvillimit trupor dhe psikik të tyre”.
“Disa persona kanë dobësi gjenetike ndaj këtij virusi dhe disa të tjerë kanë një imunitetet të lindur natyral që i mbron ata. Këta të fundit, nëse infektohen e kalojnë ose pa simptoma, ose me simptoma të lehta”, përfundoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 08:17 Vala e të nxehtit në Francë vazhdon, që nga mesi i qershorit 74 vdekje
- 22:53 Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
- 22:39 Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta
- 22:27 Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE
- 22:18 Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë
- 22:02 Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh