Ç’po ndodh me RD, Bledi Kasmi: Na kërkuan të lironim zyrat, kemi krijuar gazetë të re

5 Janar 2022 | 21:09

Kryeredaktori i Rilindjes Demokratike, organit zyrtar të Partisë Demokratike, Bledi Kasmi thotë se gazeta ka mbajtur qëndrim asnjanës në debatin Basha-Rama.

Nga ana tjetër, Kasmi thotë se qëndrimi i tij personal i shprehur përmes Facebook ka qenë pro ‘Foltores’ së Berishës dhe kjo ka sjellë pakënaqësi për Bashën dhe ndaj i ka ndaluar qasjen në faqen online të RD.

“Nuk na dhanë asnjë paralajmërim dhe asnjë komunikim se çfarë po ndodhte. Ka ndodhur për të gjithë stafin e gazetës. Për të 7 gazetarët u bë bllokimi i fjalëkalimeve dhe më pas na erdhi një kërkesë nga administrata duke na u kërkuar që të lironim zyrat”, u shpreh Kasmi.

Kryeredaktori i RD tha se tashmë ata kanë hapur një faqe të re ndërsa akuzoi Bashën se po tenton të mbyllë gazetën zyrtare të PD.

“Nuk kemi pranuar që ta kthenim në një gazetë në shërbim të një individi”, shtoi Kasmi.

Kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa tha se është e dënueshme që të dëbohet gazetari nga mjedisi i punës pa ndjekur një procedurë normale të marrëdhënies së punës.

Çipa tha se RD pavarësisht se është e zhanrit politik, është një media me histori në 30 vitet e fundit.

“Përplasje brenda PD do të duhej ta shmangte nxjerrjen e gazetarëve nga mjedisi i punës”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026