Çuçi: Në 14 maj do votojnë edhe ata që u ka skaduar mjeti i identifikimit
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha pas mbledhjes së qeverisë mëngjesin e së enjte se të gjitha mjetet e identifikimit që kanë skaduar apo do të skadojnë deri më 14 maj, do të jenë të vlefshme për zgjedhjet lokale.
Çuçi theksoi se ky vendim u mor me qëllim që të gjithë qytetarët kanë të drejtë që të votojnë në zgjedhje.
“Vendosëm që të shtyjmë afatin e kartave të identitetit që ka skaduar ose skadojnë me 14 maj. Është një shtyrje që vjen në konsultim me KQZ duke parë numrin e madhtë mjeteve të identifikimi që kanë skaduar ose skadojnë deri në 14 maj. Në këtë mënyrë të gjithë shtetasit do të mund të votojnë pavarësisht nëse mjeti i tyre i identitetit ka skaduar.
Gjithashtu, një vendim i rëndësishëm është për t’i hapur rrugë zbatimit të strukturës së re të policisë së shtetit duke miratuar të gjithë strukturën e gradave në polici. Tashmë struktura që është miratuar fillon zbatimin dhe është një ndër reformat më të mëdha strukturore që ka bërë policia e shtetit në ristrukturimin tërësor të policisë kriminale, besoj se është një ndër vendimet më të rëndësishme në realizimin e një ndër objektivat e ministrit për 2023”, tha ministri.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike