Çuka e Ajtoit në Konispol, i ndërtuar 2400 vjet më parë, sot është lënë pas dore
Në këto rrënoja mbi një kodër të fshatit Çiflik të Konispolit shtrihej qyteti antik i Çukës së Ajtoit i ndërtuar 2400 vite më parë. Qyteti nuk jetoi gjatë dhe shërbeu si mburojë për qytetërimin e Butrintit.
“Ndodhemi këtu në qytetin antik të Çukës së Ajtoit, që është ndërtuar në kodrën me të njëjtën emër, por në një formë interesante, në forme piramidale. Qyteti dhe muret e tij kanë filluar të ndërtohen rreth shekullit të V-të dhe ka përfunduar në shekullin e IV para Krishtit.
Pjesët kryesore të tij janë akropoli në pjesën e sipërme, qyteti i poshtëm ku ndodhemi tani dhe pikërisht ndodhemi te godina kryesore e këtij qyteti antik. Është quajtur nga arkeologët si pallati, pallati përbëhet nga pesë ambiente. Dhe anash pallatit ndodhet porta e cila është spostuar me vitet 1980 në hollin e Muzeut Kombëtar”,-tha arkeologu Halil Shabani.
Qyteti u shkatërrua nga romakët, por për aq sa pati jetë banorët e tij jetonin të sigurt në majë të kodrës edhe për shkak të Perëndeshës Kybela (kibela), të cilës i atribuonin rezistencën e mureve rrethuese të qytetit.
“Jeta e këtij qyteti nuk vazhdoj gjatë për arsye sepse ishte një nga qytetet që u shkatërruan nga perandoria romake. Ja vlen për tu përmendur se te banesa në shkëmb është gjetur një terakotë e cila i përkushtohej perëndeshës Kybela (Kibela). Banorët e antikitetit për tu ndjerë të sigurt krijuan një tregues mistik Kybelën, e cila dilte natën dhe ruante muret e qytetit”,-tha arkeologu Halil Shabani.
Sot për shkak të terrenit të vështirë, dhe shkatërrimit të kohës vetëm një pjesë e qytetit antik është e vizitueshme.
“Sot pjesa më e vizitueshme pranë fshatit Çiflig është qyteti i poshtëm , ku janë pjesët kryesore të këtij qyteti antik , ndërsa në pjesën e akropolit përveç pjesës së mureve rrethuese që janë pak metër larg qytetit të poshtëm gjendet edhe banesa ne shkëmb e quajtur banesa me dy kate.
Këtu për të vizituar përveç qytetit te poshtëm është dhe sterra e ujit, janë dy të tilla dhe një e kemi këtu pranë nesh të cilat shërbenin për grumbullimin e ujit pasi kjo kodër me përbërje gëlqerore nuk kishte burime uji dhe grumbullonin ujin e shiut”,-tha arkeologu Halil Shabani.
Por për të shkuar në Çukën e Ajtoit nuk është aq e thjeshtë. Mbi fshatin Çiflik duhet të çash bimësinë , për më shumë se 300 metër pasi nuk ka rrugë , për të mbërritur deri atje.
“Ajo distancë e vogël relativisht rreth 300-350 metra nuk ka rrugë por është një rrugë e veshur me bimësi dhe duhet një veshje efikase për këtë rrugë pasi për këtë rrugë nuk ka pasur interes deri më tani të paktën ta bënin me kalldrëm”,-tha arkeologu Halil Shabani
Çuka e Ajtoit është qyteti antik më jugor në hartën e Shqipërisë së sotme. Historia 2400 vjeçare flet ende përmes gjurmëve të lëna mbi rrënoja, ndërsa është izoluar majë një kodre për mungesë vëmendje.
LEXONI GJITHASHTU:
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë