Daci shpjegon paqartësitë ligjore në rastin Balluku: Përgjigjen e jep Kushtetuesja

22 Nëntor 2025 | 21:25

Avokati Jordan Daci ka komentuar vendimin e Gjykatës për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku, me kërkesë të SPAK, duke analizuar bazën ligjore dhe konfliktet e mundshme kushtetuese që krijon ky rast.

Duke folur në emisionin Review me Greta Topjanën, Daci theksoi paqartësitë në ligj lidhur me kategoritë e funksionarëve për të cilët kjo masë sigurie mund të zbatohet duke theksuar se masa e vendosur me kërkesë të SPAK ngre çështje serioze kushtetuese dhe krijon mundësinë e një konflikti kompetencash mes gjyqësorit dhe ekzekutivit.

Sipas tij, ligji ka paqartësi mbi zbatimin e kësaj mase ndaj drejtuesve të lartë politikë dhe vetëm Gjykata Kushtetuese mund të përcaktojë nëse gjykata ka ndërhyrë në kompetencat e kryeministrit.

“Kudo ku është kërkuar interpretim i zgjeruar, është bërë duke iu referuar nenit 103 të Kushtetutës, që thotë se anëtari i Këshillit të Ministrave gëzon imunitetin e deputetit”, shtoi ai. Në paragrafin e dytë thuhet se kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur drejtpërdrejt nga populli. Kjo shpjegon edhe paqartësinë që krijon terminologjia e ligjit. Është një term jo i qartë dhe krijon pasiguri për të kuptuar nëse kemi të bëjmë me persona të zgjedhur drejtpërdrejt apo tërthorazi nga populli”, u shpreh ai.

Sipas Dacit, në Shqipëri vetëm kryetarët e bashkive zgjidhen realisht drejtpërdrejt nga qytetarët, ndërsa të gjitha pozicionet e tjera politike burojnë nga partitë.

Daci theksoi se imuniteti i ministrave, natyra e postit dhe roli i kryeministrit në përbërjen e qeverisë e bëjnë rastin të pazakontë dhe të vështirë për interpretim, ndërsa paralajmëron se kërkesa e kryeministrit për sqarim kushtetues legjitimohet vetëm nëse provohet realisht një konflikt kompetencash ndërsa nënvizoi se pezullimi i një anëtari të kabinetit qeveritar mund të konsiderohet ndërhyrje në kompetencat kushtetuese të kryeministrit.

“Ajo që shtrohet sot është: a mund të aplikohet kjo masë ndaj drejtuesve të lartë, siç është një anëtar i kabinetit? Nga njëra anë, kryeministri përcakton përbërjen e ekzekutivit; nga ana tjetër, gjykata thotë se po zbaton një masë sigurimi. Interesi i kryeministrit përfundon vetëm nëse konstatohet konflikt kompetencash. Nëse konflikti është vetëm hipotetik, atëherë interesi nuk qëndron. Për mendimin tim, kërkesa nuk është e legjitimuar – ajo legjitimohet vetëm nëse ekziston realisht një konflikt kompetencash”, tha ai.

Sipas juristit, Edi Rama ka ngritur një hipotezë legjitime, por që duhet vlerësuar vetëm nga Gjykata Kushtetuese:

“Zoti Rama ka të drejtë në hipotezën që ngre, por që të qëndrojë, duhet ta thotë Gjykata Kushtetuese”, deklaroi Daci.

Ai thekson se, nga këndvështrimi i kryeministrit, gjyqësori po ndërhyn në përbërjen e qeverisë, një akt që është kompetencë ekskluzive politike.

“Ideja e tij është se aktet e gjyqësorit po ndryshojnë kabinetin qeveritar, ndërkohë që ndryshimi i kabinetit është akt politik i kryeministrit, bashkë me presidentin dhe parlamentin,” tha Daci.

Por, sipas tij, gjykata pretendon se nuk po e zëvendëson një anëtar të kabinetit, por vetëm po e pezullon, si pjesë e masave të sigurisë.

“Ky nen është marrë nga Kodi Italian i Procedurës Penale, por ajo që ndodhi në vitin 2016 është se vetë qeveritarët hoqën imunitetin e tyre”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026