Daçiç kundër Marrëveshjes së Ohrit: Kosova jo në KiE

22 Shkurt 2024 | 16:08

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, e ka konsideruar të “papranueshme anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Deklarata e Daçiç u bë në takimin që ai zhvilloi me  shefin e ri të misionit të Këshillit të Europës në Serbi, Janos Babiç.

Daciç shprehu mirënjohjen e tij për të gjitha shtetet anëtare të Këshillit që treguan mirëkuptim për qëndrimet e Serbisë.

Babiç u takua edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Ndryshe nga Daciç, në njoftimin për takimin, Presidenca serbe nuk e përmend faktin se Kosova pret të bëhet anëtare e këtij institucioni. Hyrja e Kosovës në Këshillin e Europës është pjesë e Marrëveshjes së Ohrit mes Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit Albin Kurti.

Në mesazhin e presidentit serb pas takimit thuhet se më përfaqësuesin e Këshillit të Europës u bisedua për “progresin e Serbisë në zbatimin e reformave dhe aplikimin e praktikave të mira të BE-së në shumë fusha”.

Babiç, i cili mori detyrën më 1 shkurt, është një diplomat hungarez me përvojë pune në rajon dhe në Këshillin e Evropës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026