Daçiç: Serbia nuk do të lejojë anëtarësimin e Kosovës në OKB

19 Janar 2024 | 11:59

“Serbia nuk do të lejojë që Kosova të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara”. Këtë e ka rideklaruar ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçië ndërsa falënderoi “të gjitha vendet që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës”.

Gjatë Samitit të 19-të të Lëvizjes së të Paangazhuarve, që po mbahet në Kampala, Daçiç theksoi se është e rëndësishme që interesat e Serbisë të jenë të pranishme në samitin e Lëvizjes së të Paangazhuarve në Ugandë, sepse ende një numër i madh të vendeve anëtare nuk e kanë njohur Kosovën.

“Këto janë kryesisht vendet tona mike, janë më shumë se 100 shtete që janë anëtare dhe për këtë është shumë e dobishme që ne të jemi të pranishëm dhe të marrim pjesë në aktivitetet e tyre”, tha Daçiç.

Daçiç tha gjithashtu se Serbia është një vend ushtarakisht neutral, i përkushtuar ndaj angazhimit të saj strategjik për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian, por theksoi se në të njëjtën kohë po forcon miqësitë tradicionale me vendet afrikane, të Amerikës Latine, Azia-Paqësorit dhe brenda Lëvizja e të Paangazhuarve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026