Dakordësia PS-Rithemelim| Pas 5 muajsh kaos, sot Kuvendi i rikthehet normalitetit

21 Mars 2024 | 08:33

Pas pesë muajsh kaos, Kuvendi i Shqipërisë i rikthehet ditën e sotme normalitetit, pas marrëveshjes së arritur mes Partisë Socialiste dhe Rithemelimit në tryezën e Konferencës së Kryetarëve.

Deputetët e opozitës pranuan të heqin dorë nga skenari i bllokimit me garancinë e mazhorancës, për ngritjen e dy komisioneve hetimore.

Në seancën e sotme pritet të miratohet ngritja e dy komisioneve, ai për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS, si edhe për PPP-të në Shëndetësi, konkretisht kontratat publike të check up-it dhe Sterilizimit.

Afati për ngritjen e Komisioneve Hetimore është katër muaj. Ndërkohë në rendin e ditës, janë kaluar për miratim edhe pr/ligji për sigurinë kibernetike, apo ndryshimet në ligjin e Gardës.

Më poshtë janë të renditura të gjitha pikat e rendit të ditës, që do të shqyrtohen sot në Kuvend.

RENDI I DITËS

Në mbështetje të urdhrit nr. 15, datë 19.3.2024 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita

Nikolla, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

  1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 7.3.2024.

(Neni 44, pika 2 e Rregullores së Kuvendit)

  1. Njoftime.

(Neni 44, pika 3 e Rregullores së Kuvendit)

  1. Akt normativ nr.1, datë 21.2.2024 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 97/2023,

“Për buxhetin e vitit 2024””.

(Neni 101 i Kushtetutës dhe nenit 55 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për

miratim)

Pyetje

Shprehet nismëtari.

Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat.

Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të

Drejtat e Njeriut.

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare.)

Koha e votimit

  1. Projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor”.

(Në mbështetje të neneve 78, 83 e 121, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim)

Pyetje

Shprehet nismëtari.

Shprehet Komisioni përgjegjës për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.

Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

Dhënie mendimi Komisioni për Politikën e Jashtme.

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare.)

Koha e votimit

  1. Projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve profesionale të infermierëve, veterinerëve, farmacistëve dhe mamive në kontekstin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore”.

(Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, e 121, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim)

Pyetje

Shprehet nismëtari.

Shprehet Komisioni përgjegjës për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.

Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të

Drejtat e Njeriut.

Dhënie mendimi Komisioni për Politikën e Jashtme.

Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Europiane.

Dhënie mendimi Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë.

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare.)

Koha e votimit

  1. Projektligj”Për sigurinë kibernetike”

(Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Pyetje

Shprehet nismëtari.

Shprehet Komisioni përgjegjës për Sigurinë Kombëtare.

Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

Dhënie mendimi Komisioni për Ekonominë dhe Financat.

Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Europiane.

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare.)

Koha e votimit

  1. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 33/2021 “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”.

(Në mbështetje të nenit 81, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të

Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Pyetje

Shprehet nismëtari.

Shprehet Komisioni përgjegjës për Sigurinë Kombëtare.

Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare.)

Koha e votimit

  1. Projektvendim për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimit Publik të Check-Up në Shëndetësi.

(Në mbështetje të nenit 77, pika 2, të Kushtetutës, nenit 25 të Rregullores së Kuvendit, ligjit nr. 8891, datë 2.05.2002, “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”, votim i hapur, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

  1. Projektvendim për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për Trajtimin e të Dhënave të Sistemit TIMS.

(Në mbështetje të nenit 77, pika 2, të Kushtetutës, nenit 25 të Rregullores së Kuvendit, ligjit nr. 8891, datë 2.05.2002, “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”, votim i hapur, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

10.Projektvendim “Për zgjedhjen e një anëtari të bordit të Entit Rregullator të Energjisë”.

(Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, nenit 11, të ligjit nr. 43/2015 “Për sektorin e energjisë elektrike”, i ndryshuar dhe neneve 55 dhe 111, pika 6, të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim.)

11.Projektvendim “Për emërimin e një anëtari të Këshillit të Statistikave”.

(Në mbështetje të nenit 78, të Kushtetutës, nenit 22, të ligjit 17/2018 “Për Statistikat Zyrtare” dhe të neneve 55 dhe 111, të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim.)

12.Projektvendim “Për emërimin e një anëtari të Këshillit të Statistikave”.

(Në mbështetje të nenit 78, të Kushtetutës, nenit 22, pika 1, të ligjit 17/2018 “Për

Statistikat Zyrtare” dhe të neneve 55 dhe 111, të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim.)

13.Projektvendim “Për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar”.

(Në mbështetje të nenit 78, të Kushtetutës, neneve 93 dhe 94 të ligjit nr. 97/2013

“Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar” dhe të neneve

55 dhe 111, të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim.)

14.Projektvendim “Për miratimin e disa ndryshimeve në vendimin e Kuvendit nr. 43/2017 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Autoritetit të Konkurrencës””, i ndryshuar.

(Në mbështetje të nenit 78, të Kushtetutës, dhe të nenit 9, pika 2, të ligjit nr. 9584,

datë 17.7.2006, “Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura

kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj”, të

ndryshuar, dhe të nenit 55 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për

miratim.)

15.Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

(Në mbështetje të nenit 45 të Rregullores së Kuvendit: Çdo deputet mund të flasë jo

më shumë se 5 minuta dhe nëse diskuton në emër të grupit parlamentar, jo më shumë

se 8 minuta. Koha e diskutimeve për çështje jashtë rendit të ditës nuk mund të jetë më shumë se 60 minuta.)

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026