Negociatat PS-Rithemelim, rikthehet normaliteti në Kuvend, nis komisioni i ligjeve
Për herë të parë pas 5 muajsh kaos po zhvillohen në normalitet mbledhjet e komisioneve parlamentare.
Pas dakordësisë me mazhorancën, deputetët e Rithemelimit janë paraqitur fizikisht në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve.
Gazetarja Eksiola Shehu ishte në një lidhje direkte për Euronews Albania për të dhënë më tepër detaje rreth këtij komisioni të parë të zhvilluar në formë normale pa kaosin e 5 muajve të fundit.
“Ditën e sotme në kuadër të asaj që socialistët ngulmojnë të mos e quajnë marrëveshje, kemi parë pas më shumë se 5 muajsh një komision të zhvillohet fizikisht. Komisioni i parë që po zhvillohet është komisioni i Ligjeve. Kemi parë deputet të Rithemelimit, të cilët marrin pjesë, ndërkohë pak çaste më parë në kryesinë e Kuvendit ka mbërritur dhe kreu i grupit parlamentar të partisë demokratike Gazment Bardhi.
Ndërkohë nga ana tjetër sa i takon dy komisioneve hetimore, palët duhet të zbardhin përbërjen e saj nga një anë kryetarët e dy komisioneve hetimore dhe 6 anëtarët për secilin komision nga ana e grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe nga ana tjetër 8 anëtarët e Partisë Socialiste. Pritet që të dy komisionet me përbërjen e tyre të votohen në seancën plenare të 21 marsin, që do të shënojë edhe seancën e parë normale, pa kaosin që kemi parë që prej tetorit të 2023 e deri dy javë më parë”,-tha gazetarja Eksiola Shehu.
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës