PS mbledh Grupin Parlamentar në Kryesinë e Kuvendit, çfarë pritet të diskutohet
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme në Kryesinë e Kuvendit Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste.
I pranishëm në mbledhje ka qenë edhe vetë kryeministri Rama, teksa u diskutua për agjendën parlamentare të javës që ka nisur.
Në këtë mbledhje është diskutuar edhe lidhur me marrëveshjen e arritur me Rithemelimin, për t’i dhënë fund kaosit në Kuvend, duke pranuar kërkesat e opozitës për ngritjen e 2 komisioneve parlamentare hetimore.
Marrëveshja për t’i dhënë fund tensioneve rreth 5-mujore në Kuvend u zyrtarizua edhe në Konferencën e Kryetarëve e cila u mblodh javën e kaluar.
Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu, tha se kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi, informoi deputetët gjatë mbledhjes për dakordësinë e arritur me Rithemelimin, për t’i dhënë fund kaosit në Kuvend.
“Mbledhja ka përfunduar rreth orës 11:00. Rama është larguar, por pas mbledhjes së Grupit është takuar me Lindita Nikollën dhe ka qëndruar për rreth 30 minuta në zyrën e saj. Kreu i Grupit, Bledi Çuçi i ka informuar deputetët lidhur me marrëveshjen e arritur me Rithemelimit, për rikthimit në punën noramle në Kuvend. Ditën e sotme në kuadër të asaj që socialistët ngulmojnë që të mos e quajnë negociatë apo marrëveshje, kemi parë sot një komision që mbahet fizikisht për herë të parë pas 5 vitesh”, tha gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve