PS mbledh sot Asamblenë Kombëtare, në fokus anëtarësimet në parti

17 Mars 2024 | 10:17

Partia Socialiste pritet të mbledhë këtë të diel në Durrës, Asamblenë Kombëtare në kuadër të procesit të ri-organizimit dhe rijetëzimit të strukturave të partisë.

Takimi do të mbahet në një resort dhe pritet të nisë në orën 11.00.  Asambleja pritet të hapet me fjalën e kryeministrit Rama.

Pas tij pritet të flasë sekretari i përgjithshëm, Blendi Klosi si dhe drejtues të tjerë politik të partisë. Kjo mbledhje vjen pas një turi të gjatë që krye-socialisti Rama ka zhvilluar në gjithë vendin, duke u takuar me anëtarë të rinj dhe të vjetër të kësaj force politike.

Në fokus të mbledhjes së sotme pritet të jetë miratimi i Projekt-Udhëzimeve “Mbi zgjedhjet e përgjithshme në parti” dhe ai mbi kriteret përzgjedhëse të kandidatëve për delegatë të Kongresit të partisë, bashkëkryetarët e degëve të PS dhe të organizatave socialiste.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026