Tensionet në Kuvend, Nikolla takim me krerët e grupeve parlamentare

8 Mars 2024 | 11:19

Përpara një jave kryetarja e kuvendit Lindita Nikolla ka zhvilluar takim me kryetarët e grupeve parlamentare, Bledi Çuçi, Gazment Bardhi, Mesila Doda dhe Dashamir Shehi.

Takimi është zhvilluar për normalizimin e situatës në Kuvend.

Nga ana e Gazment Bardhit dhe Bledi Çuçit retorika ka qenë pozitive për negociata. Komisionet hetimore dhe reforma zgjedhore kanë qenë dy çështjet që janë diskutuar për mënyrat se si do veprohet për të tejkaluar krizën parlamentare.

Mësohet gjithashtu, se pas takimit të kryetares së Kuvendit me 4 përfaqësuesit e grupeve parlamentare, ka pasur një takim veçmas të Çuçit me Bardhin.

Dashamir Shehi ka qenë si përfaqësues i grupit parlamentar “Aleanca për Ndryshim” në vend të Fatmir Mediut.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026