Dalin pamjet nga gjyqi, Ilir Meta brenda në kafazin e xhamit

27 Prill 2026 | 11:19

Janë publikuar pamjet e para nga seanca gjyqësore në GJKKO që po zhvillohet këtë të hënë lidhur me çështjen e Ilir Metës. Kreu i partisë së Lirisë, Ilir Meta shihet brenda kafazit prej xhami teksa lëshuar akuza ndaj sistemit të drejtësisë se procesi ndja tij është i turpshëm.

“Nuk jam unë në pozita të pabarabarta, por ata. Me shpifje dhe gënjeshtra, një proces i turpshëm kundër shtetit shqiptar. Nga sot deri në momentin e fundit, ju ftojë të ndiqni dhe transmetoni seancën”, tha ai.

“Unë iu garantoj që mbaj përgjegjësi për çdo shkelje timet”, dëgjohet duke thënë Meta ndërsa vijon seanca.

Në nisje të seancës, trupa gjykuese pritet të shprehet me vendim nëse do të lejohen kamerat e televizioneve në sallë, në një proces që ka ngjallur interes të lartë publik dhe mediatik. Meta ka kërkuar gjithashtu që seancat të transmetohen drejtpërdrejt, duke i drejtuar gjykatës një kërkesë publike për “transparencë të plotë” gjatë zhvillimit të procesit.

Sipas SPAK, Meta dhe Kryemadhi dyshohet se kanë përdorur ndikim politik për të favorizuar subjekte të caktuara në këmbim të përfitimeve financiare, si dhe për të fshehur pasuri dhe shpenzime.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja

Seanca për dosjen “Sterilizimi” është shtyrë për në datë 11 shtator. Burime bëjnë me dije se në procesin gjyqësor edhe gjykata nuk ka qenë gati...
11:16 | 17/07/2026

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, arrestohen në Durrës 2 persona

Janë vënë në pranga këtë të premte në Durrës dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht për trafikim dhe tregtim të lëndëve narkotike, pjesëmarrje në organizatë kriminale,...
11:12 | 17/07/2026

SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar rrëzimin e 23 kërkesave të paraqitura nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në procesin gjyqësor për dosjen e “Sterilizimit”. Gjatë...
11:00 | 17/07/2026