English

“Dalja e tezave, problem ndër vite”, ish-drejtoresha e arsimit: Matura, online

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Majlinda Keta, ish-drejtoreshë arsimi ishte këtë të hënë e ftuar në Euronews Albania për të folur rreth mënyrës se si u administrua këtë vit matura shtetërore, ku duket se edhe një herë tjetër, teza ka dalë, siç është bërë tashmë zakon ndër vite, sapo ka nisur provimi.

- Advertisement -

Mjalinda Keta tha se ky administrimi I maturës shtetërore është një problem ndër vite që bëhet edhe për arsye dashakeqëse, në mënyrë që të marrin rezultate fiktive, jo reale. Keta tha  gjithashtu se duke qenë se tashmë të gjithë shqiptarët po marrin shërbime online nëpërmjet e-albania ndoshta ka ardhur koha që edhe matura shtetërore të bëhet online duke shmangur kështu të gjitha keqadministrimet që bëhen në klasat kur zhvillohen provimet.

“Mendimi im është se çështja e administrimit të maturës shtetërore është një problematik ndër vite, po ashtu edhe dalja e tezës. Ky vit I ka dhënë mbase kapakun se kjo formë e administrimit të maturës shtetërorë nuk shkon. Unë mendoj se duhet të shkohet deri në fund dhe përgjegjësit të marrin atë që i takon.

Po a është e pamundur të administrohet pa ngjarje të tilla matura shtetërore? Unë do bëja një pyetje. Ne kemi kaluar të gjithë në e-albania, atëherë pse është e vështirë që në një kohë kur shteti pretendon digjitalizimin e sistemit arsimor, pse të mos zhvillohet online duke shmangur çdo lloj gjëje në administrimin e maturës shtetërore?”-tha Majlinda Keta.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×