Dardha, Voskopojë dhe Kolonja nën borë, ndërprerje energjie në disa zona

17 Shkurt 2026 | 17:42

Reshjet e dëborës kanë përfshirë disa zona malore të juglindjes së vendit, duke shkaktuar vështirësi në qarkullim dhe ndërprerje të herëpashershme të energjisë elektrike.

Sipas raportimit të gazetarit të Euronews, Xhensil Shkëmbi, dëborë është regjistruar në zonat turistike të Dardhës dhe Voskopojës, si edhe në territorin e Kolonjës dhe zonën e Mokrës. Në aksin Qukës–Qafë Plloçë qarkullimi i mjeteve vijon normalisht pa bllokime, ndërsa në segmentin Maliq–Lozhan–Gramsh dalja e dy përrenjve ka sjellë inerte në rrugë, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Strukturat përkatëse janë në terren për pastrimin e segmenteve dhe rikthimin e qarkullimit në normalitet.

Autoritetet bëjnë me dije se akset kryesore rrugore mbeten të hapura, ndërsa borëpastrueset janë në punë për kriposjen dhe pastrimin e rrugëve ku ka prezencë dëbore. Në disa zona rurale raportohen ndërprerje të energjisë elektrike si pasojë e këputjes së përcjellësve nga pesha e dëborës dhe kushtet atmosferike.

Drejtuesve të mjeteve u bëhet thirrje të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në zonat malore, dhe të përdorin goma dimërore për të shmangur incidentet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Tropoja në Sanremo, Azgan Haklaj dhe e bija emocionojnë publikun me vallen shqiptare

Në një skenë të huaj, nën dritat e Sanremos, nuk u dëgjua thjesht muzikë… u dëgjua zemra e Shqipërisë që rrihte fort. Azgan Haklaj, së...
21:00 | 28/06/2026

Një person bie nga shkëmbi, forcat e kërkim-shpëtimit nisen drejt malit të Gopeshit

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të diel në malin e Gopeshit, në njësinë administrative të Moglicës, në Maliq. Sipas informacioneve paraprake, një person...
20:46 | 28/06/2026

Operacion i madh kundër korrupsionit në Irak, arrestohen figura të rëndësishme politike

Një nga operacionet më të mëdha kundër korrupsionit në historinë moderne të Irakut është duke u zhvilluar, me forcat e sigurisë që kanë arrestuar politikanë,...
17:18 | 28/06/2026