DASH s’i përmend emrin Berishës, por e cilëson si faktor destabiliteti për ekonominë

5 Gusht 2022 | 17:32

“Dhuna politike është e rrallë, rastet më të fundit janë një përpjekje e udhëhequr nga një ish-lider shqiptar i shpallur non grata për korrupsion”.

Kështu është shprehur Departamenti amerikan i Shtetit, në raportin e saj për klimën e investimeve në Shqipëri, duke iu referuar kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha edhe pse nuk i ka përmendur emrin.

Ndonëse nuk përmendet specifikisht me emër konkret, në paragrafin për mjedisin politik dhe sigurinë, DASH shprehet se dhuna politike në vendin tonë është e rrallë, ku një ish-lider shqiptar tentoi të hynte me forcë në selinë e PD-së, duke iu referuar ish-kryeministrit Berisha.

Në raport, citohet edhe vrasja e katër protestueseve në 21 janar të vitit 2011, kohë kur Berisha ishte në krye të qeverisë.

“Dhuna politike është e rrallë, rastet më të fundit janë një përpjekje e udhëhequr nga një ish-lider shqiptar i shpallur non grata për korrupsion, për të shkelur selinë e partisë në janar 2022 që kërkonte ndërhyrjen e policisë dhe protestat politike në 2019 që përfshinin raste të mosbindjes civile, të ulëta niveli i dhunës dhe dëmtimi i pronës, si dhe përdorimi i gazit lotsjellës nga policia.

Zgjedhjet në Shqipëri të prillit 2021 dhe kalimi në një qeveri të re ishin paqësore, ashtu si edhe zgjedhjet lokale të qershorit 2019. Më 21 janar 2011, forcat e sigurisë qëlluan dhe vranë katër protestues gjatë një demonstrate të dhunshme politike. Në marrëdhëniet e saj të jashtme, Shqipëria zakonisht ka inkurajuar stabilitetin në rajon dhe ruan marrëdhënie përgjithësisht miqësore me vendet fqinje”, shprehet DASH.

Pjesë nga raporti i DASH

Në lidhje me klimën e investimeve, Depratamenti thekson se investitorët amerikanë e shohin Shqipërinë si një vend të vështirë për të bërë biznes, ku nënvizon se kontratat PPP, nuk mundësojnë konkurrencë të ndershme.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026