Dashamir Shehi: Përballë Ramës, duhet një hark i madh opozitar

1 Dhjetor 2021 | 21:20

Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi shprehet se qëllimi i krijimit të Partisë Demokratike ishte largimi i komunizmit dhe kjo gjë u realizua, por PD ka dështuar në ndërtimin e demokracisë.

Sipas Shehit, në Shqipëri nuk ka të djathtë dhe të majtë pasi shumica identifikohen me pushtetin duke e ilustruar me faktin se “edhe shumica e kapitalistëve vijnë nga shporta e majtë”.

Kreu i LZHK u shpreh kritik me sjelljen e të djathtëve në pushtet duke thënë se ka qeverisur me politika “leniniste” dhe këtu iu referua ligjit për ndarjen e tokave dhe pronave shtetërore pas 1990.

“Nuk kemi qenë për arsye elektorale (të djathtë), pasi duhen politika populiste për të mbledh votat. Legalizimi është ‘hajdeni miq merrni tokën e huaj’”, u shpreh Shehi duke shtuar se legalizimin e ka përdorur dhe PS për vota.

Sipas tij nevojitet në grup i djathtë që t’i bashkohet PD pasi për të mundur sot Edi Ramën, nuk mjafton vetëm kaq por nevojitet mbështetje dhe nga e majta progresiste që nuk e mbështet qasjen e kryeministrit.

“Për të mundur Edi Ramën duhet një hark i madh opozitar, kjo ka qenë ideja ime prej vitesh, sidomos pas humbjes së 25 prillit”, deklaroi kreu i LZHK-së.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026